Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës

Në kuadër të përkrahjes për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të blegtorisë, në Komunën e Lipjanit u organizua një vizitë praktike “fermeri te fermeri”, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive mes fermerëve lokalë.

Gjatë kësaj vizite u diskutua një temë me rëndësi për prodhimin e qumështit: të ushqyerit e lopëve qumështore në fazën e laktacionit. Fermerët ndanë praktikat më të mira për sigurimin e ushqimit të balancuar.

Këto aktivitete synojnë të forcojnë bashkëpunimin mes fermerëve, të nxisin praktikat blegtorale dhe të kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe sasisë së prodhimit në Lipjan.