
Më datë 17 qershor 2025, në tokat e Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK) në Pejë, është mbajtur Dita Fushore për grurin, me qëllim të prezantimit të rezultateve të deritanishme nga projektit për ngritjen e parcelave demonstrative për testimin e kultivarëve të grurit në kushte të njëjta agroekologjike.
Në këtë aktivitet morën pjesë fermerë të angazhuar në prodhimtarinë e grurit, këshilltarë komunalë për bujqësi, ekspertë të IBK-së, si dhe zyrtarë nga Departamenti për Shërbime Këshillimore dhe Teknike (DSHKT) në kuadër të MBPZHR. Aktiviteti u organizua nga DSHKT në bashkëpunim me ekspertët e Institutit Bujqësor të Kosovës, në përputhje me Termat e Referencës të përgatitura nga DSHKT.