Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës

Te nderuar fermer, është koha për mbjelljen e patates, andaj ju japim disa informacione
te rëndësishme për ata qe kanë planifikuar mbjelljen e patates për ketë vit.

Patatja dallohet me përshtatshmëri mjaft të mirë ndaj kushteve të ndryshme klimatike
Kjo mundëson kultivimin edhe në lartësi të ndryshme mbidetare. Mbirja fillon në
temperaturë 7 deri 10 o C. Temperatura optimale e tokës për formimin e tuberëve është
16 – 18 o C. Ndërsa e ajrit 18 – 22 o C.