Plani Strategjik
Vizioni
Zhvillimi dhe avancimi i Sistemit Këshillues të Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ofron shërbime këshilluese lehtësisht të qasshme, cilësore dhe në kohë. Shërbimet këshilluese do të përputhen me standardet e Sistemit Këshillues të Fermave të BE-së (BE SKF).
Misioni
Misioni i SKKBZHR-së është të mbështesë dhe promovojë transferimin e njohurive dhe teknologjive për të rritur produktivitetin, cilësinë, standardet e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm, në përputhje me objektivat e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe përafrimin me Politikat Bujqësore të BE-së.