
Të nderuar fermerë,
Temperaturat e ulëta pranverore (ngricat) paraqesin rrezik të madh për dëmtimin e kulturave bujqësore, veçanërisht tek pemishtet. Tek kulturat e tjera pranverore, dëmet janë më të vogla, por gjithsesi ndikojnë në ngadalësimin e mbirjes dhe zhvillimit normal të tyre.
Mbrojtja e pemëve nga temperaturat e ulëta
Këto ditë jemi duke u përballur me temperatura të ulëta dhe ngrica të vonshme pranverore, të cilat janë paraqitur gjatë 3–4 ditëve të fundit. Edhe pse këto ngrica kanë zgjatur vetëm disa orë gjatë natës, ato mund të shkaktojnë dëme të mëdha, sidomos tek kulturat pemëtare si: pemët farore, bërthamoret, arroret dhe pemët e imta (si dredhëzat), veçanërisht në fazën e lulëzimit.
Në këtë situatë, është e domosdoshme të ndërmerren masa parandaluese dhe mbrojtëse, pasi sipas parashikimeve të motit, pritet që edhe dy ditët e ardhshme në Kosovë të ketë temperatura të ulëta.