Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës

Te nderuar fermer,
Jemi ne periudhën e mbjelljeve pranverore për kultura te ndryshme bujqësore, një ndër këto
kultura është Misri.
Misri është ndër kulturat lavërtare me te rëndësishme ekonomike dhe strategjike për vendin,
andaj edhe kultivimit te kësaj kulture duhet kushtuar rendësi e veçante.
Qëllimi kryesor ne prodhimtarinë intensive është rritja e rendimentit për njësi te sipërfaqes, duke
ruajtur cilësinë e prodhimit. Duke marr parasysh rendësin e kësaj kulture MBPZHR edhe ketë vit
kalendarik ka planifikuar t’i përkrah me subvencione fermerët prodhues te misrit.
Kultura e misrit me vlerat e larta ushqyese te saj, ka ndikim direkt ne zhvillimin e Blegtorisë, dhe
industrisë ushqimore.