Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës

Qepa: Qepa është nga bimët më të vjetra perimore, qepen e kanë prodhuar edhe popujt e
lashtë (grekët, egjiptasit etj). të cilët përveç që e kanë shfrytëzuar për ushqim e kanë përdorur
mjaft shumë edhe si bimë mjekuese.
Në Kosovë, si për nga madhësia e sipërfaqeve të mbjella, po ashtu edhe nga niveli i përdorimit
në ushqim është ndër bimët kryesore perimore.