
Te nderuar fermer,
Jemi ne prag te fillimit te punëve përgatitore për mbjelljet pranverore, andaj qe te jeni te
suksesshëm ne prodhimtarin tuaj si hap i parë dhe shumë i rëndësishëm është analizimi i tokës
suaj.
Rendimenti për njësi të sipërfaqes tek kulturat bujqësore varet nga shumë faktorë sikurse janë:
- kultivarët me potencial gjenetik të lartë prodhues, (përzgjedhja e farës cilësore)
- faktorët agroekologjik
- faktorët agroteknik dhe
- faktorët agrokimik.
Me këtë mesazh ju informojmë qe është koha ideale qe te merren mostrat e dheut varësisht nga
kulturat qe planifikoni te mbillni dhe ti dërgoni ne Institute kompetente për analizim. Pas analizës
do te njoftoheni për gjendjen e tokës suaj dhe do te pranoni rekomandimet profesionale ne bazë
te rezultateve.