
Të nderuar fermer
Jemi ne fillim te korrje shirjeve, pasi që jemi në kohën e pjekjes së drithërave të bardha. Nisur
nga rëndësia që ka procesi i korrje shirjeve të drithërave të bardha, është mjaftë e rëndësishme që
gjatë kësaj kohe të jeni në kontakt të vazhdueshëm me komisionin për korrje shirje me qëllim të
koordinimit sa më të mirë për monitorimin e procesit të korrje shirjeve të drithërave të bardha.
Jemi te vetëdijshëm për ndryshimet klimatike që po ndodhin, andaj shfrytëzoni kushtet
atmosferike te favorshme dhe aty ku gruri ka arritur pjekjen teknologjike ta bëni korrjen.
MBPZHR në bashkëpunim me palët e tjera ka bërë parapërgatitjet për fillimin dhe realizimin e
procesit të korrje shirjeve të drithërave për vitin 2024.