Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës

Te nderuar fermer prodhues te grurit,
Gruri është nder kulturat me te rëndësishme lavërtare, andaj edhe kultivimit te tij duhet ti
kushtohet rendësi e veçantë.
Synimi kryesore ne prodhimtarinë intensive është rritja e rendimentit për njësi te sipërfaqes
Ri plehërimi si ushqim plotësues i grurit me materie azotike gjate periudhës vegjetative është
mase e rëndësishme agroteknike.
Për ri plehërimin e dytë të grurit, përdorim NAG-un (27 % N), në sasi rreth 150 kg/ha, varësisht
nga gjendja momentale e zhvillimit të bimëve të grurit.
Me ri plehërimin e dytë hedhim sasinë e mbetur të materieve azotike për nevojat e bimëve të
grurit, pra rreth 30 % të plehut azotik për ushqim plotësues të bimës së grurit.
Ri plehërimi i dytë behet një muaj pas ri plehërimit të parë dhe fillon nga 01- 15 prill dhe ka efekt
korrektues.