Rreth SHKBRK
Sektori i shërbimeve këshilluese është themeluar në kuadër të departamentit për zhvillimi rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në vitin 2003, me synim zgjerimin e rrjetit dhe rritjen e kapaciteteve të shërbimeve këshilluese në formë institucionale dhe të përhershme.
Bazuar ne rrregulloren (QRK) Nr. 37/2013 per organizmin e mbrendshem dhe sistematiziminn e vendeveve te punese ne MBPZHR, dhe me Ligjin Nr.04/L-074 per sherbimet keshilluese per bujqesi dhe zhvillim rural, sektori i sherbimeve keshilluese u organizua si sherbim publik dhe privat.
Plani Strategjik i Sistemit Këshillimor të Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023-2027 synon përmirësimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, si dhe rritjen e produktivitetit, përpunimit dhe marketingut bujqësor. Ky plan strategjik përcakton qëllimet dhe prioritetet afatgjata të politikës për zhvillimin e shërbimeve këshilluese, si dhe lehtëson zbatimin e politikave sektoriale për zhvillimin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, i cili përmban objektiva të qarta, parashikon zbatimin e veprimeve dhe funksionimin e të gjithë mekanizmave që mundësojnë arritjen e këtyre prioriteteve në fushën e zhvillimit të sistemit këshillues bujqësor dhe zhvillimit rural.
Me qëllim të përmirësimit të sektorit bujqësor të Kosovës, si dhe të rritjes së produktivitetit, përpunimit dhe marketingut bujqësor, konsulenti është kontraktuar për të mbështetur Grupin Punues (GP) të MBPZHR-së me më shumë se 17 anëtarë për hartimin dhe validimin e strategjisë këshillëdhënëse.
Janë organizuar shumë takime zyrtare të GP-së dhe gjithashtu takime me palët e interesit në grupe më të vogla. Mbështesin fermerët për të rritur prodhimin, produktivitetin dhe diversifikimin e burimeve të gjenerimit të të ardhurave. Për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë teknike dhe financiare të shërbimeve këshilluese dhe mbështetëse në Kosovë, ato duhet të dizajnohen dhe menaxhohen duke pasur parasysh parimet e mëposhtme të praktikave më të mira:
- Shërbimet duhet të jenë të drejtuara nga kërkesa dhe të përgjegjshme ndaj palëve të interesit ku përdoruesit fundorë përfshihen në procesin e menaxhimit.
- Marrëdhëniet e punës efektive dhe praktike duhet të krijohen me furnizuesit partnerë të shërbimeve duke përfshirë agjencitë e tjera qeveritare (komunat), OJQ-të, konsulentët e sektorit privat, organizatat mbështetëse bujqësore duke përfshirë bankat, “akademinë/institucionet kërkimore” veçanërisht institutin në Pejë, Departamentin e Analizave Ekonomike, AUV-në dhe projektet përkatëse të financuara nga donatorët.
- Qeveria duhet të veprojë si nxites dhe lehtësues për zhvillimin rural, duke mbështetur sektorin privat, i cili do të jetë shtytës i zhvillimit rural në Kosovë. Si të tilla, Shërbimet Këshilluese dhe Mbështetëse të sektorit publik duhet të ndikojne në rritjen e tregut të sektorit privat për kërkesë dhe ofrimi të shërbimeve.
- Duhet të ketë ndërveprim të fuqishëm ndërmjet shërbimeve këshilluese, departamenteve teknike të MBPZHR-së dhe institucioneve kërkimore dhe trajnuese.
- Shërbimet këshilluese dhe mbështetëse duhet të maksimizojnë avantazhin krahasues të organizatave të përfshira.
- Efikasiteti ekonomik – përfitimet duhet të justifikojnë kostot e sherbimeve.
- Qasjet pjesëmarrëse duhet të përdoren sipas rastit.
- Aktivitetet duhet të ndërmerren dhe menaxhohen në nivelin më të afërt me klientin që ka aftësinë dhe burimet për ta bërë këtë në një mënyrë me kosto efektive.
- Duhet të krijohet një rindarje e qartë e kostove (ndarja e kostos) dhe një përzierje optimale e mekanizmave të financimit dhe ofrimit të shërbimeve.
- Praktikat më të mira bujqësore duhet të përsëriten.
- Monitorimi dhe vlerësimi duhet të jetë një proces i vazhdueshëm.