Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës

Spërkatja dimërore e pemëve është masë e rëndësishme agroteknike me anë të së cilës eliminohet një numër i madh i shkaktarëve të sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Spërkatja dimërore eleminon demtuesit nga viti paraprak dhe është masa më e rëndësishme preventive që ndikon në zvogëlimin e intensitetit të dëmtuesve dhe   sëmundjeve te ndryshme.

Para se të fillohet me spërkatje, më parë është mirë të kryhet krasitja e pemëve, të eliminohen degët e thyera dhe të infektuara, të eliminohen frutat e mbetur, etj.

Me spërkatje dimërore ndikohet në mënyrë preventive, ku bëhet eliminimi dhe zvogëlimi i infeksioneve, nga shkaktarë të ndryshëm të sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Spërkatja duhet të kryhet në mot të mirë, pa erë dhe në temperaturë mbi 10°C.

Të gjitha pemët frutore  janë të ndjeshme ndaj insekteve dhe sëmundjeve që ndikojnë në cilësinë e frutave dhe shëndetin e pemëve. Periudha e fjetjes-qetësis dimërore, e cila fillon pas rënies së gjetheve, është koha ideale për të ndërmarrë masa mbrojtëse.