Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës

Të nderuar,
Jemi në fazën e korrje-shirjes së grurit, ku pas korrjes së grurit disa fermerë praktikojnë t’i djegin
hamulloret (stërnishtat). Përmes djegies së hamulloreve mund të shkaktoni dëme në shtëpi,
objekte të ndryshme, kultura të ndryshme bujqësore, pyje dhe toka pyjore duke shkaktuar dëme
të mëdha dhe shpesh të pakthyeshme, siç kanë të bëjnë ato me dëme materiale dhe ndotjen e
mjedisit përmes rritjes së dioksidit të karbonit në atmosferë.