Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës

Trajnimi me temën “Prodhimi i fidanëve në serë” është mbajtur në fshatin Godanc, Komuna e Shtimes, ku të ftuar ishin fermerët dhe studentët e Fakultetit të Bujqësisë. Aktiviteti u zhvillua në mënyrë praktike në ambientin e serës, ku ligjërues ishte Dr. Arben Mehemeti nga Fakulteti i Bujqësisë, i angazhuar nga projekti SWG.

Gjatë trajnimit mori pjesë edhe z. Skender Ramadani, fermer dhe prodhues i njohur i fidanëve dhe perimeve në serë, i cili ndau përvojën e tij shumëvjeçare në këtë fushë. Trajnime të tilla janë shumë të mirëpritura si nga fermerët, ashtu edhe nga studentët, për shkak të karakterit praktik dhe përmbajtjes profesionale të ofruar.

Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me teknologjitë më të reja të prodhimit të fidanëve, duke përfshirë:

  • Pajisjen për mbushjen e moduleve dhe mbjelljen e farërave të perimeve;
  • Sistemin për hijezim të serës;
  • Pajisjen për shartimin e fidanëve;
  • Pajisjen për matjen e lagështisë së tokës;
  • Pajisjen për matjen e temperaturës në serë.

Prodhimi fidaneve në serë                                                     
Pajisje për mbushjen e moduleve dhe mbjelljen e farës
Pajisje për matjen e lagështisë, temperaturës dhe PH në tokë
Pajisje për matjen e lagështisë, temperaturës dhe PH në tokë             
Sistemi për hijezimin e serës

Problemet kryesore të identifikuara nga fermerët gjatë trajnimit:

  1. Çmimi i lartë i inputeve bujqësore;
  2. Cilësia e dobët e plehrave dhe pesticideve të importuara;
  3. Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin bujqësor;
  4. Mungesa e agronomëve të kualifikuar në barnatoret bujqësore, për ofrimin e këshillave profesionale mbi përdorimin e plehrave dhe pesticideve;
  5. Tregtia e pakontrolluar dhe prezenca e shitësve të pa licencuar në tregjet lokale dhe qendrore;
  6. Nevoja për organizimin e trajnimeve nga ekspertë të fushave përkatëse, në përputhje me profilin profesional të temës së trajnimit.

Ky aktivitet ka kontribuar ndjeshëm në ngritjen e kapaciteteve të fermerëve dhe studentëve dhe ka ndihmuar në përhapjen e praktikave moderne dhe efikase në prodhimin e fidanëve.