
Një trajnim dyditësh u mbajt nga prof. Njazi Bytyqi për këshilltarë publik dhe privat të komunave të Kosovës. Ky trajnim ishte pjesë e projektit të mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe u zhvillua nga Qendra Kosovare për Zhvillim (KDC).
Ky trajnim fokusohet në zhvillimin e një qasjeje efektive dhe efikase për menaxhimin e fermës në përgjithësi, duke përfshirë teknikat më të fundit dhe praktikat më të mira në fushën e agrobiznesit.

