Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës

Me 14 dhe 15 mars 2024 është mbajtur trajnimi me titull: Metodologjia e këshillave për fermer.

Fillimisht trajnimi ka filluar me nocionin, rëdësinë e këshillimit bujqësor, për të vazhduar me specifikat dhe shkathtësitë që duhet të i ketë një këshilltar/re bujqësor/e.
Është laboruar edhe përgjegjësia, roli i tyre për suksesin afatgjatë të fermës.
Më tutje është vazhduar me qasjet e ndryshme këshilluese dhe rëndësinë dhe aplikimet e tyre në praktikë. Gjithëherë të shoqëruar me shembuj nga vendet e rajonit dhe më gjërë.

Ky trajnim dyditësh u mbajt nga ligjerues Ardit Sertolli për këshilltarë publik dhe privat të komunave të Kosovës.