Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës

Ky trajnim ka ofruar një perspektivë mbi kontabilitetin duke përfshirë teorinë, praktikën dhe aplikimet e tij. Poashtu njohuri në lidhje me fokusin i kontabilitetit dhe ekuacionin e tij.

Pjesë e përmbajtjes ka qenë edhe ndikimi i ekonomisë, transaksionet në pasqyrat financiare, përkufizimi dhe njohja e të ardhurave.

Më tutje është ligjeruar për pasqyrat financiare, duke mos lën anash edhe llogaritë T, metodat e vlerësimit të invertarit, shitjet me zbritje, etj.

Ky trajnim dyditësh u mbajt nga ligjerues Ardit Sertolli për këshilltarë publik dhe privat të komunave të Kosovës.