Një trajnim dyditësh u mbajt nga profesori Mentor Thaqi për këshilltarë publik dhe privat të komunave të Kosovës. Ky trajnim ishte pjesë e projektit të mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe u zhvillua nga Qendra Kosovare për Zhvillim (KDC).
Ky trajnim ishte një hap i rëndësishëm për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e këshilltarëve në përgatitjen e biznes planeve dhe projekt propozimeve. Këshilltarët morën njohuri të reja dhe praktika të mira për të hartuar dokumente të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të komunave të tyre.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me procesin e përgatitjes së një biznes plani dhe projekt propozimi, duke filluar nga identifikimi i nevojave të komunitetit duke përfunduar me prezantimin dhe mbikqyrjen e projektit në terren.

